Lajme

 Protestë në Patos: ‘Na premtuan rrugë dhe ujë, por na harruan’

Banorët e Patosit Fshat në bashkinë e Fierit kanë protestuar këtë të shtunë pasi kërkojnë rrugë dhe ujë në zonën që jetojnë. Ata shprehen se kanë bërë kërkesa dhe ankesa në institucionet shtetërore, por pasi deputete marrin votat nuk kthehen më pas për të realizuar premtimet e fushatës.

Mungesa e rrugës kryesore që lidh Patosin Fshat me rrugën nacionale Fier – Ballsh, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza ka detyruar banorët e kësaj zone të dalin në protestë. Ata shprehen se shpesh here kanë bërë kërkesa në institucionet shtetërore por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Madje theksojnë se deputetet gjatë fushatës u kanë premtuar infrastrukturë, por pasi marrin votat nuk kthehen pas.

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Banorët e Patosit Fshat, bashkia Fier, shprehen se nuk do të ndalin kërkesat dhe protestat deri në plotësimin e kushteve.

Rruga Press

YouTube player