Protestë në Kukës/ Prindërit: Duam mjet transporti, Bashkia nuk na përgjigjet
Prindërit e nxënësve në Kukës kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi kërkojnë transport për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë.
Ata shprehen për ‘Faxnews’ se nuk mund ti dërgojnë çdo ditë fëmijët në shkollë pasi është larg dhe rruga është e dëmtuar. Ata kërkojnë një mjet transporti, kërkesë kjo e cila iu është dërguar dhe institucioneve mirëpo sipas tyre, nuk kanë marrë përgjigje.
Prindërit: Duam një mjet transporti për nxënësit. I kemi bërë kërkesë Bashkisë për të zgjidhur situatën. Kemi kërkuar furgon për ti dërguar në shkollë, e kemi pasur vjet por këtë vit e kanë hequr. I çojmë në këmbë, i marrim i sjellim. Nuk mund ti çojmë çdo ditë në shkollë.
Nxënësit: Kemi frikë të ikim në këmbë, ka makina.
Prindi tjetër: Nuk ka as rrugë, asgjë, nuk ka trotuar, transport. Kemi bërë kërkesë, e kemi çuar dje, nuk e kemi marrë. Kanë thënë nuk i takon atyre.
Rruga Press

