Bota

Protestat vazhdojnë në Rusi – por çfarë efekti mund të kenë ato?

Çdo ditë që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë, njerëzit kanë protestuar në rrugë, të neveritur nga agresioni i kryer në emër të vendit të tyre.

Shumë prej tyre tërhiqen zvarrë dhe ndalohen nga policia; këtë mëngjes autoritetet paralajmëruan sërish se pjesëmarrja në një protestë të paligjshme ku ka “dhunë” mund të sjellë deri në tetë vjet burg.

Dhe siç vë në pah BBC, Perëndimi shpreson se pakënaqësia popullore, e përkeqësuar nga zemërimi i publikut ndërsa sanksionet fillojnë të hyjnë në fuqi, mund të jetë e mjaftueshme për të penguar Vladimir Putinin nga kursi i tij.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Sidoqoftë, është e vështirë të shihet, të paktën në afat të shkurtër, se si do të ndodhë kjo.

Kjo pasi që Kremlini po mbyt raportimin e pavarur dhe televizioni shtetëror, i cili nuk tregon shtrirjen e plotë të armiqësive, “përshtat narrativën e tij”: se kjo nuk është një luftë, por një “operacion ushtarak special”.

Veç kësaj, Kremlini nderon ushtarët rusë të vrarë në aksion si heronj.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Pasojat nga sanksionet, me sa duket, do të paraqitet si një shembull tjetër i agresionit perëndimor.

Llogaritja tjetër – që ato sanksione dhe izolim ndërkombëtar mund të katalizojnë figura të tjera më me ndikim për t’u kundërvënë ndaj Putinit – duket jo e pamundur, por ende një iluzion në këtë fazë; shumica e analistëve e pranojnë se presidenti rus e ka bërë veten aq të fuqishëm sa pak njerëz guxojnë t’i kundërvihen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *