Bota

Protestat shënojnë fundin e sundimit të gjatë të Nursultan Nazarbayev – Çfarë po ndodh në të vërtetë në Kazakistan?

Tridhjetë vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, protestat që tronditën Kazakistanin mund të shënojnë fundin e një periudhe të gjatë të sundimit të Nursultan Nazarbayev, por nuk sugjerojnë që vendi i pasur me naftë do të bëjë një tranzicion të qetë nga sundimi autokratik.

Nazarbayev sundoi vendin në pjesën më të madhe të historisë post-sovjetike në Kazakistan. Ai doli në pension në vitin 2019 duke ia dorëzuar rolin zyrtar, si president pasuesit të emëruar Kasim-Jomart Tokayev, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Nazarbayev mbeti në pozitën e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke zgjeruar kontrollin mbi shtetin e kontrolluar rreptësisht, shkruan financialtimes.

Megjithatë, në dritën e protestave në rritje këtë javë, Tokayev, që dikur konsiderohej asgjë më shumë se i emëruar administrativisht, ka marrë publikisht kontrollin e forcave të sigurisë nga njeriu që e emëroi atë president.

Nazarbayev dhe Torkayev

Nazarbayev, një 81-vjeçar i ashtuquajtur “Udhëheqësi i kombit” dhe njeriu pas të cilit është emëruar kryeqyteti, u la mënjanë, madje thashethemet sugjeruan se ai mund të ishte larguar nga Kazakistani, transmeton Telegrafi.

“Regjimi i Nazarbayev, dhe kështu gjysmë-tranzicioni i pushtetit që filloi me dorëheqjen e tij në vitin 2019, tani ka përfunduar”, tha George Voloshin, një analist gjeopolitik i kompanisë konsulente me bazë në Paris Aperio.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Kjo i lë investitorët perëndimorë me interesa të rëndësishme në fushat e pasura të naftës dhe gazit të Kazakistanit për të pritur një periudhë kthese. Nga ana tjetër, për Rusinë, e cila dërgoi një kontigjent trupash në kuadër të marrëveshjes rajonale për ndihmën e ndërsjellë, dhe e cila është e gatshme për bisedime me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën dhe sigurinë evropiane, ngjarjet aktuale krijojnë edhe më të padëshiruarën – pasigurinë në kufirin e saj.

Rusia është e interesuar të ruajë stabilitetin në Kazakistan, me të cilin ndan kufirin e saj më të gjatë prej gati 8 mijë km. Këto vende kanë lidhje të ngushta ekonomike dhe Rusia mban disa baza ushtarake dhe vendndodhjen e lëshimit të raketave hapësinore Baikonur në territorin e Kazakistanit.

“Tokayev ka marrë pushtetin nga Nazarbayev, por njerëzit e tij ende kontrollojnë gjithçka, duke përfshirë industritë strategjike si nafta dhe gazi, bankat dhe minierat”, tha Ben Godwin, ndihmës drejtor i firmës konsulente për rrezikun politik Prism.

Ai theksoi se tani pret një konflikt mes elitave politike “Nëse Tokayev është në gjendje të sigurojë pushtetin, do të ketë një periudhë të gjatë rinegociimesh me oligarkët e mbetur”.

Ishte pritur se do të ndodhte një lloj liberalizimi politik pas tranzicionit presidencial të vitit 2019, por doktrina e Tokayevit “shtet dëgjues”, e cila supozohej ta bënte qeverinë më të përgjegjshme ndaj nevojave të njerëzve, nuk dha rezultate të prekshme në drejtim të demokratizimit të përgjithshëm, tha Alex Melikishvili, analist në IHS Markit.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

“Kjo pranverë do të shënojë tre vjet që kur Tokayev erdhi në pushtet dhe ende nuk ka parti opozitare në Kazakistan”, shtoi ai.

Theksojmë se protestat kanë shkaktuar edhe viktima në radhët e demonstruesve dhe policisë. Kujtojmë se qeveria ka dhënë dorëheqje gjatë kësaj jave, por kjo nuk ka bërë që të qetësohen gjakrat.

Ndryshe, Kazakistani është zhytur në kaos pas rritjes së çmimit të gazit dhe karburanteve duke shtuar faktin edhe të rritjes së çmimeve të artikujve ushqimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *