BallinaLajme

Protestat qytetare për shkarkimin, hetimin dhe arrestimin e Ardi Veliut janë legjitime, kundër instalimit të shtetit policor

Edi Rama po përpiqet që indinjatën e përgjithshme në Shqipëri ndaj vrasjes së Klodianit dhe ndaj tentativës paraprake të Policisë për të mbuluar krimin e për të manipuluar opinionin publik ta lidhi vetëm me figurat publike të opozitës. Rama refuzon ta pranojë publikisht se kjo indinjatë është shumë e thellë e shumë më e gjerë, dhe shkon përtej qytetarëve që protestojnë. Refuzon ta pranojë që nuk mjafton dorëheqja e Lleshajt, sepse Ardi Veliu mban edhe përgjegjësi penale për manipulimin e ngjarjes. Në deklaratën e tij të sotme, Rama e lidhi fatin e tij me fatin e kryepolicit të shtetit policor, Ardi Veliu, duke refuzuar largimin e këtij të fundit. Ardi Veliu nuk është shteti, nuk është as KM, por po kuptojmë që qenka një zyrtar që paska në dorë fatin e KM. Protestat qytetare për shkarkimin, hetimin dhe arrestimin e Ardi Veliut janë legjitime, kundër instalimit të shtetit policor.

Lexo më shumë  KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në veri
YouTube player