BotaKryesore

Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, deklaroi se BE-ja është gati të kërkojë sanksione të reja ndaj Iranit, një qëndrim që vjen pas qindra jetëve të humbura që nga fillimi i protestave gati dy javë më parë.

“Jam e përgatitur të propozoj sanksione shtesë në përgjigje të shtypjes brutale të protestuesve nga regjimi”,-tha Kallas për të përditshmen gjermane “Welt”.

Lexo më shumë  Gjermania teston një raketë me rreze veprimi prej 500 km një ditë pas përshkallëzimit të madh me Rusinë

Kallas shtoi se këto sanksione do të plotësonin gamën e gjerë të sanksioneve që janë tashmë në fuqi kundër Iranit.

Iniciativa e Kallas vjen ndërsa numri i të vdekurve në Iran vazhdon të rritet pas demonstratave që shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të rënies së monedhës vendase rial.

Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, më shumë se 10,600 persona janë ndaluar gjatë dy javëve të protestave ndërsa nga viktimat e raportuara, 48 ishin personel sigurie dhe 496 ishin demonstrues.

Lexo më shumë  34 ditë protesta, banorët kundër shkrirjes: Divjaka bashki

Rruga Press

YouTube player