Protesta vazhdon! Dhjetra biznesmenë e pronarë lokalesh në këmbë bashkë me stafet e tyre para Komisariatit të Policisë në Vlorë
Personat që u shoqëruan nga policia e Vlorës, në komisariat janë lënë të lirë. Lirimi i tyre u bë nga ora 02:35 e mëngjesit të sotëm.
Lirimi i tyre erdhi pas protestës së biznesmenëve dhe pronarëve të lokaleve. Ata kanë protestuar para Komisaritit të Policisë në Vlorë kundër dhunës policore derisa u bë lirimi i katër personave të shoqëruar. Pas lirimit të kolegëve të tyre, qytetarët që ishin para komisariatit kanë shpërthyer në brohoritje.
Lexo më shumë Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës
Protesta e tyre nisi mbrëmjen e djeshme për shkak të masave anti covid. Kjo protestë ishte e paralajmëruar pasi ditë mëparë ata i dërguan një letër Ramës, në të cilën kërkonin që të ndryshoheshin masat e vendosura. Pritet që protesta të vijojë dhe ditën e sotme.
Rruga Press

