Bota

Kartolina e dërguar në vitin 1989 nga SHBA u dorëzua më në fund në adresën e duhur në Angli

Kartolina e një studenti britanik nga SHBA-të më në fund është dorëzuar 32 vjet pasi ishte dërguar.

Sipas mediave të huaja, Andrew Leslie, i cili ishte 25 vjeç në atë kohë, ia postoi kartelën babait të tij, John, më 30 gusht të vitit 1989 ndërsa studionte në Universitetin e Miçiganit.

Nëna e tij Anne Leslie tha se ajo ishte lënë “e mistifikuar” kur një kartolinë mbërriti në Grimsby të Anglisë të martën dhe ishte e etur të mësonte se çfarë kishte ndodhur.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Siç supozojnë mediat, ajo mund të jetë futur përsëri në sistemin postar kohët e fundit.

Zonja Leslie tha se kartolina mbërriti një ditë para ditëlindjes së burrit të saj.

Ai jeton në një shtëpi kujdesi për ndihmë me demencën, por zonja Leslie mbetet në të njëjtën adresë.

“Ishte ora e drekës dhe unë shkova të marr postën dhe pashë këtë kartolinë midis disa katalogëve”, ka rrëfyer ajo.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *