Bota

Protesta të reja antiqeveritare në Serbi, tension dhe përleshje në Beograd

Incidente të dhunshme shpërthyen mbrëmjen e së premtes në Beograd, kur protestuesit antiqeveritarë u përleshën me mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, duke rezultuar në ndërhyrjen e forcave policore, të cilat arrestuan dhjetëra persona.

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakëdhënës ndaj oficerëve të policisë në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore.

Lexo më shumë  I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA

Protestuesit u mblodhën rreth orës 20.00 të mbrëmjes përpara ndërtesës së selisë së ushtrisë që u bombardua në vitin 1999 nga NATO. Disa orë më vonë ata filluan të hidhnin flakëderë drejt oficerëve të policisë.

Për muaj të tërë, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat Aleksandar Vuçiq i ka hedhur poshtë, duke akuzuar fuqitë e huaja për komplot për të rrëzuar qeverinë.

Lexo më shumë  Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi - shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

Megjithatë, situata u përshkallëzua këtë javë kur mbështetësit e partisë në pushtet, disa prej të cilëve mbanin kapuçë, sulmuan protestuesit, ndërsa të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për përshkallëzimin.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player