KryesoreLajme

Protesta para Kuvendit/ Pritet mbërritja e deputetëve, qytetarët zhvendosen te hyrja kryesore, këndojnë në kor: Parlament i krimit! Arrestoni Ramën

Protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet të kalojnë edhe deputetët për seancën parlamentare.

Sheshi përpara hyrjes kryesore të Kuvendit është mbushur me qytetarë, ndërsa perimetri i institucionit është rrethuar me masa të forta sigurie. Forca të shumta policie dhe barriera metalike janë vendosur për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përplasjet.

Lexo më shumë  ​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë

Ndërkohë, efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po ecin paralelisht me protestuesit, në përpjekje për të shmangur çdo konfrontim dhe për të ruajtur rendin gjatë tubimit.

Protestuesit vijojnë me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa situata pranë Kuvendit vijon të monitorohet nga afër nga autoritetet.

“Nuk na përfaqësoni! Arrestoni Ramën! Parlament i krimit”, ishin thirrjet e protestuesve.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Rruga Press

YouTube player