BotaKryesore

Protesta në Sllovaki, qytetarët kundër vizitës së kryeministrit në Moskë

Disa mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vizitës së fundit të kryeministrit Robert Fico në Rusi.

Fico ishte i vetmi lider nga Bashkimi Evropian që ndoqi celebrimet në Moskë, në përkujtim të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën II Botërore.

“Sllovakia është Evropë”, “Me Ficon na ka ardhur në majë të hundës” dhe “Qëndro në Moskë”, ishin parullat që brohorisnin personat e mbledhur në Sheshin e Lirisë. Ata theksuan se Fico nuk përfaqëson të gjithë Sllovakinë.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Kremlini e ka kthyer Ditën e Fitores në një festë për të treguar kapacitetet ushtarake të tij. Të premten, presidenti Putin lavdëroi trupat ruse që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë dhe u shpreh krenar për kurajën e tyre.

Në një video-mesazh, Fico sqaroi se synimi i tij ishte të krijonte një marrëdhënie normale dhe miqësore me Rusinë.

Tubimet në Bratislavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë ishin të fundit në një valë protestash që u nxitën nga një vizitë e Ficos në Moskë në dhjetor, për të diskutuar me Putin mbi furnizimet me gaz.

Lexo më shumë  Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Fico, një figurë e kontestuar brenda dhe jashtë vendit të tij, u rikthye në pushtet në vitin 2023, kur partia e tij e majtë Smer triumfoi në zgjedhjet parlamentare pasi promovoi ndjenjat pro-ruse dhe ato anti-amerikane.

YouTube player