Lajme

Protesta në Durrës/ Qytetarët zhvendosen drejt portit, bllokojnë hyrjen e mjeteve, kamionët mbeten mbi urë

Protestuesit ne Durres kane bllokuar hyrjen ne Portin e Durresit per mjetet. Gazetarja Klodiana Haxhiaj ben me dije se ata jane grumbulluar para portit nderkohe qe mjetet jane mbi ure te bllokuar.

Protestuesit çajnë gardhin e policisë dhe bllokojnë autostradën Durrës-Tiranë, si shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se policia ka marrë disa protestues dhe i ka shtrirë në tokë. Në ndihmë kanë ardhur dhe forca të tjera policie.

Lexo më shumë  U dënua për drogë në Itali, Rama emëron Valdrin Pjetrin drejtor të ATP-së

Për të tretën ditë radhazi mbahet protesta kundër rritjes së çmimeve edhe në Durrës. Gazetarja Klodiana Haxhiaj bëri me dije se qytetarët kanë marshuar deri në hyrjen e atuostradës Tiranë-Durrës me qëllimin për ta bllokuar, por nuk janë lejuar nga policia.

Haxhiaj raportoi se edhe pse policia ka proceduar 50 qytetarë sot protestës i janë bashkuar edhe studentët. Me thirrjet “Hape rrugën”, “Mos na provokoni”, protestuesit kanë vijuar protestën e tyre dhe kanë provuar të bindin policinë t’iu bashkohet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Partia Demokratike Evropiane në krah të protestuesve: Ndërhyrja e policisë, jo e denjë për një vend që synon BE-në
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *