Lajme

Protesta/ Ilir Meta: Struci i Rilindjes është fshehur si frikacak, e ka braktisur kuvendin prej tre javësh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës dha mesazhin e tij, ndërsa sulmoi Ramën duke e quajtur ‘struc’ i Rilindjes.

Ai tha se Rama do japë llogari për shkeljet kushtetuese. Mes të tjerash Meta tha se ‘McGonigal’ është afera që derdhi kupën e zemërimit te shqiptarët.

“Të nderuar qytetarë, i nderuar profesor Sali Berisha, lideri i PD. Kjo protestë historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik, Sot është ora për t’u përballur në një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq nga frika e tmerrshme që ka nga përballja e të vërtetës, me dëmet e pallogaritshme. Edi Rama e përdori pushtetin për veten dhe është i gatshëm që të kënaq çdo mafioz, të brendshëm dhe ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë dhe disa ditë në pushtet. Afera korruptive që ka tronditur mbarë botën në të dyja anët e Atlantikut, është afera që ka derdhur kupën e zemërimit. Rama e ka të qartë se llogaridhënien s’i shpëton dot. Do jap llogari për shkeljet e kushtetutës që ka bërë.”, tha ai.

Lexo më shumë  Haxhiu: Uroj të arrihet konsensus për presidentin, vendi të mos detyrohet të shkojë në zgjedhje

“Edi Rama e ka shumë ë qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot dhe pse ka braktisur kuvendin prej 3 javësh. Do të japë llogari për ë gjitha shkeljet e kushtetutës që ka bërë. Do të japë llogari për bllokimin e të gjitha iniciativave të opozitës.

Ai do të japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore në kuvend. Do të japë llogari dhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës.

Rama do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian këtij interesi mbarëkombëtar sepse me vendimet e tij mafioze, pasaportat e arta, ligjin për mediat, portin e Durrësit i është kundërvënë hapur vlerave të shtetit ligjor.

Me Edi Ramën kryeministwr vendi vetëm zhytet në korrupsion.
Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do lejojë më që Rama të uzurpojë zyrën e km të cilën e u provua se e ka kthyer në një çerdhe mafiozësh. Populli nuk do lejojë më kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë mjerim. Shqiptarët protestojnë sot për t’u dhënë fund dramave familjare.
Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në këto 2 javë të të ftohtit. Pothuajse të gjitha shkollat e vendit tonë pa ngrohje. Ky është rezultat i ramaformës. Për t’i dhënë fund braktisjes së bujqësisë dhe falimentimit të fermerit shqiptar. I vetmi sukses është importi i bananeve që është rritur 60% nga Kolumbia.
2/3 e shqiptarëve nën minimumin jetik. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat vuajnë papunësinë dhe nuk shohin asnjë mundësi në vendin e tyre. Sot me në janë pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë ilaçet. janë të gjithë biznesmenët e ndershëm të cilët kanë falimentuar apo po rezistojnë me shpirt ndër dhëmbë për shkak të taksave të larta”, tha Meta.

Lexo më shumë  Ndahet nga jeta Rexhep Qosja

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *