Protesta e PD-së, deri tani 12 të shoqëruar
12 persona janë shoqëruar në polici, në komisariatin nr.1 në kryeqytet, pasi u përfshinë në një protestë, në selinë e PD-së.
Mbështetës të Berishës tentuan që të hynin në ambientet e selisë blu, duke iu përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit që Basha të linte zyrën e tij, me pretendimin se ishte shkarkuar në një referendum të 18 dhjetorit.
Nga ana tjetër, një sasi e konsiderueshme e gazit lotsjellës është hedhur në drejtim të protestueve, fillimisht nga mbështetësit e z. Basha, kurse më pas nga forcat e policisë.
Rruga Press