Lajme

Protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve, a do të zbatohet skenari për të mos u larguar nga sheshet?

Të shtunën do të mbahet protesta e dytë kombëtare qytetare kundër rritjes së çmimeve, ndërsa Qeverisë i është lënë afat për plotësimin e 7 kërkesave deri më 19 mars.

Në protestën e fundit të organizuar u hodh idea që protestuesit nuk do të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke zhvilluar kështu një protestë pa ndërprerje, ndërkohë që nuk dihet nëse do i shkohet deri në fund ose jo këtij vendimi.

Vendimi pritet të merret ditën e shtunë, ndërsa protesta do të nisë në orën 11:00 në sheshin Skënderbej, për tu zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë. Protestës pritet ti bashkohen edhe studentët, por edhe shoqatat e transportit.

Për 7 ditë me rradhë në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit u organizuan protesta, u bllokuan disa akse rrugore, ndërsa policia ndërhyri dhunshëm ndaj protestuesve, duke arrestuar disa qindra persona, të cilët më pas u liruan nga Gjykatat.

Lexo më shumë  Osmani uron kryeministrin e ri britanik: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat që kanë të bëjnë me pezullimin apo heqjen e disa taksave që janë vendosur mbi karburantet, sikundër nuk ka një vendim lidhur me uljen e TVSH, e cila mbi produktet ushqimore është 20 %.

Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka tregon se deri më tani janë marrë politika të gabuara që kanë sjellë braktisjen e bujqësisë. “Ky sektor ka probleme dhe nuk janë zbatuar politikat e duhura. Ne i kemi paraprife kësaj krize, këto politika kanë bëre që fshati e bujqësia të braktiset, fermeret po leme investimet e tyre dhe po ikin nga Shqipëria”.

Lexo më shumë  Konjufca: Pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj

Alarm dhe skepticizëm ka edhe në turizëm. Përfaqësues të këtij sektori sqarojnë se kjo është një krizë paniku më shumë se një krizë lufte. Në këto kushte, biznesi mund të shkojë drejt kolapsit.

”Kjo krizë që po përjetojmë këto ditë nuk është fare kriza e luftës. Kemi krizë paniku që duhet ta kontrollojë qeveria. Në vend të përhapjes së panikut, qeveria duhet të ketë një qasje tjetër. Nëse vetë qeveria thotë se kemi krizë është e padiskutueshme që kjo do reflektohet edhe në biznese edhe në popullsi”, shprehen përfaqësues të shoqatës së Turizmit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *