Lajme

Protesta e 8 Janarit! Komisioni i Rithemelimit i PD kallëzon Bashën dhe Bardhin

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit. Arsyeja e kallëzimit lidhet me protestën e 8 Janarit, të thirrur nga ish lideri historik i PD, Sali Berisha.

Grupi i Berishës, akuzon Bashën dhe Bardhin për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të pautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata. Basha, Berisha, Bardhi dhe Noka po ashtu u morën në pyetje nga Prokuroria për ngjarjet e 8 Janarit.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

Rruga Press

YouTube player