Lajme

Protesta e 105-të, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit në shesh/ Diaspora i bashkohet qëndresës kundër Ramës

Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e 105-të, me qytetarët që rikthehen në shesh dhe me një pjesëmarrje masive të diasporës shqiptare.

Tubimi kombëtar është paralajmëruar për orën 19:30 përpara Kryeministrisë, ndërsa krahas qytetarëve nga Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit, në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë shqiptarë nga diaspora.

Pjesëmarrja e emigrantëve merr një peshë të veçantë në protestën e sotme, pasi prej ditësh shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë kanë deklaruar mbështetjen për protestat dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimeve.

Lexo më shumë  Efektivët shtyjnë qytetarët drejt trotuarit

Madje, një ditë më parë, një grup shqiptarësh që udhëtonin nga vende të ndryshme të botës drejt Shqipërisë për protestë u përballën me një pengesë në Nikshiq të Malit të Zi, ku autoritetet vendase i bllokuan dhe nuk i lejuan të vijonin rrugëtimin.

Ngjarja ka shtuar reagimet dhe pritet të jetë një nga çështjet që do të artikulohet edhe në protestën e sotme, teksa organizatorët kërkojnë që qëndresa të vijojë pavarësisht presioneve dhe pengesave.

Lexo më shumë  Sveçla: Nga sot aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë mund të bëhet online

Me protestën e 105-të, rekord histori në Shqipër, lëvizja qytetare tregon se kundërshtimi ndaj qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama është e panegociushme.

Rruga Press

YouTube player