Lajme

Protesta, Alimehmeti: Kërkojmë mbledhjen urgjent të Këshillit Bashkiak të Tiranës mbi arrestimet e drejtorëve

Nga fjala e z. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PD.

Po kërkojmë një detyrë që na ka ngarkuar populli që përfaqësojmë, çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente Këshillit. Kur ta mendojë Këshilli, në momentin e parë të mundshëm, ta protokollojmë. Është i firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit, të gjithë të zgjedhur nga populli, përfaqësues dhe po kërkojmë që këta përfaqësues të votuar dhe që përfaqësojnë njerëzit, të hyjnë në bashki dhe të shkojnë në protokoll, të protokollojnë shkresën dhe të firmoset siç duhet dhe të dalin e të shpjegojnë cila është kërkesa që ne po bëjmë.

Deri në këtë moment ne nuk po lejohemi.

Kërkesa është zyrtare. Kërkesa është që të zhvillohet një mbledhje urgjente mbi çështjet në fjalë ku kemi të arrestuar drejtues të lartë të bashkisë së Tiranës, kemi drejtues të nivelit, kemi nevojë të bëhet transparencë për Këshillit Bashkiak dhe kjo më pas të bëhet transparente për njerëzit, se kjo është detyra jonë dhe ne po pengohemi të bëjmë detyrën tonë krejtësisht qytetare, nga njerëz të tjerë që janë ën detryë po marrin urdhra të gabuara.

Lexo më shumë  Ministria e Infrastrukturës mbështet komunën e Ferizajt me dy projekte infrastrukturore në vlerë 600 mijë euro

Një kërkesë shumë e thjeshtë me një rresht të vetëm: Kërkojmë një mbledhje urgjente. Ta vendosin ata datën kur dëshirojnë, por është detyrim ligjor të marrin kërkesën dhe të lejosh futjen në bashki.

Bashkia është e hapur teorikisht për të gjithë qytetarët. Bashkia nuk është e hapur as për këshilltarët bashkiakë- imagjinojeni vetë për qytetarët!!!

Në këtë gjendje ndodhemi, pra në një situatë kur ai mendon si për veten e tij, që ka frikë të dalë apo të hyjë në këtë bashki, ne thjesht po hyjmë në institucionin tonë, po hyjmë në godinën e qytetarëve si përfaqësues të tyre.

Lexo më shumë  Raporti i Avokatit të Popullit në Shqipëri: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira

Më vjen shumë keq që këtu nuk ka asnjë këshilltar tjetër të pozitës, të asaj shumice për ta kuptuar që kjo është një kërkesë tejet e thjeshtë. E kemi vënë qëllimisht datën 4 prill, sepse kjo duhej të ishte bërë që dje.

Duhej ta kishin bërë ata, nuk e bënë dhe po e kërkojmë ne.”

Rruga Press

YouTube player