Bota

Propozimi i Von der Leyen: Ta blejmë gazin si evropianë, jo të ndarë

Një grup i posaçëm që mund të koordinojë blerjen e gazit dhe detyrimi për të plotësuar deri në 80% të depozitave të impianteve nëntokësore të Evropës.

Këto janë propozimet e Komisionit Evropian për të lehtësuar çmimet e larta të energjisë, një trend ky inflacionist, i nxitur nga lufta në Ukrainë.

“Ne propozojmë prokurime të përbashkëta gazi dhe rregulla më të serta për menaxhimin. Sepse në vend që të luftojmë njëri-tjetrin dhe të ngremë çmimet, ne duhet të bashkohemi dhe të blejmë gaz së bashku si evropianë dhe jo si 27 vende të ndryshme anëtare”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Lexo më shumë  Putini “syrgjynos” priftin që kreu shërbimin përkujtimor në varrimin e Navalny

Evropa duhet gjithashtu të sigurohet se ka mjaftueshëm rezerva me gaz për 2 vitet e ardhshme. Aktualisht Unioni ka 160 impiante në territorin e tij, që janë rreth 26% të mbushura.

Disa i përkasin “Gazprom”, që në muajt e fundit kanë mbetur poshtë niveleve të përgjithshme të BE-së. Tani, Komisioni po sugjeron që kompania ruse të sanksionohet nëse nuk përmbush detyrimet. Por si do të bëhet kjo?

“Do të ketë disa veprime që do ndërmerren nëse ata nuk bëjnë detyrën. Për shembull është certifikata e veprimit, që rrjedhimisht mund të tërhiqet dhe t’i pengojë kësaj kompanie të veprojë në Evropë. Mendoj se ka disa mënyra ligjore dhe jo domosdoshmërish shtetëzimi që mund të përdoret për të detyruar këto kompani”, thotë Simone Tagliapietra, ekspert.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Aktualisht, KE ngurron të marrë masa të reja për të ndërhyrë në treg, gjë e kërkuar nga shumë shtete anëtare. Ato argumentojnë se vendosja e kufirit për çmimin e elektricitetit, ose shkëputja e çmimit të tij nga ai i gazit është një ide e mirë në një plan afatshkurtër, por që bart rreziqe të mëdha.

Liderët e BE-së do ta diskutojnë çështjen gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *