Lajme

Propozimet për Asociacionin, Agim Krasniqi: Evropa po e çon drejt luftës Ballkanin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”.

Analisti, Agim Krasniqi, në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj tha se synimet gjeostrategjike të fuqive të mëdha kanë një tendencë për të dëmtuar Kosovë.

Krasniqi: Nga një marrëveshje teknike mes dy shteteve kaloi në atë politike duke u përfshirë dhe në çështjet gjeostrategjike të rajonit. Përmes synimeve gjeostrategjike të fuqive të mëdha ka tendencë apo premisa që të dëmtohet Kosova nëse realizohet një Asociacion i tillë i cili komunitetit serb pakicë, 3-4%, ti jepet një territor i caktuar brenda Republikës së Kosovës që do kishte ingerenca ekzekutive por njëkohësisht  dhe garanci ndërkombvëtare. Shteti i Kosovës do të ishte i pafuqishëm dhe jashtë autoritetit të tyre nëse realizohet një Asociacion i tillë. Është në dëm të shqiptarëve nëse realizohet një gjë e tillë.

Sipas tij garancitë amaerikane nuk mjaftojnë për Kosovën, duke nënvizuar se një Asociacion njëetnik në Kosovë përkthehet në një shtet të ndërmjetëm.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Krasniqi: Janë amerikanët që e nxorën Kosovën nga një koloni 100 vjeçare. Në vazhdimësi kemi pasur një besim te ta. Por këtu luajnë disa aktorë, jo vetëm SHBA por edhe disa shtete perëndimore si Gjermania dhe Franca, të cilat janë në një konflikt në lidhje me caktimin e interesave të tyre në rajonin e Ballkanit. Nuk ka pajtueshmëri të plotë mes këtyre aktorëve. Perëndimi po tregohet më i fuqishëmn në këto procese dhe po bën përpjekje që detyrimisht të shtyjë Kosovën të pranojë këtë Asociacion. Po krijohet një pushtet i ndërmjetëm me garanci perëndimore. Roli i kishës do krijojë një shtet brenda shtetit të Kosovës.

Sipas tij kjo duhet parandaluar me çdo kusht dhe se politika dhe institucionet në Kosovë duhet të jenë të unifikuara në këtë drejtim.

Krasniqi: Asnjë qeveri, qoftë ajo Kurti apo opozita që trumbeton se pranon Asociacionin vetëm për të ardhur në pushtet kjo është jashtëzakonisht e dëmshme. Duhet të unifikohet politika shqiptare, të ulen krerët e institucioneve, intelektualët, akademikët ti kundërvihen përpjekjeve të vetë BE, qarqeve të caktuara që favorizojnë Serbinë në këto procese që mos të lejohet një gjë e tillë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Të njëjtën gjë thotë se pret dhe nga Tirana zyrtare.

Krasniqi: Qeveria shqiptare por edhe strukturat institucionale akademike do të duhet të reagonin zëshëm, ti dilnin në mbrojtje shtetit të Kosovës. Territoret shqiptare nuk mundet të cungohen më për interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike të aktorëve që dihet se prej Kongresit të Berlinit dhe Konferenca e Londrës na kanë gjymtuar duke krijuar gjenocid mbi popullata shqiptare në rajone të caktuara.

Analisti thotë se Perëndimi është i interesuar së Serbia të zërë trenin e fundit dhe të rreshtohet krah tij  duke bërë përpjekje ta shkëpusin nga Rusia, porse këtë mund ta bëjnë pa dëmtuar interesin e Kosovës./Oranews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *