KryesoreLajme

Propagandisti, veprimet e të cilit kërcënojnë demokracinë e Kosovës

Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, Mbretëria e Bashkuar i ndaloi me shpejtësi marifetet e propagandës proruse, duke njohur kërcënimin që këto veprimtari përbënin për sigurinë kombëtare. Berat Buzhala, një ish-politikan e biznesmen, që i thotë publikut se është gazetar, meriton një ndalim të ngjashëm dhe një hetim të plotë mbi burimin e financimit të tij të dyshimtë, veprimtaria editoriale e të cilit duket të jetë e përkushtuar në një luftë propagandistike, që synon shpërbërjen e institucioneve të Kosovës dhe të republikës demokratike. Veprimtaria e Buzhalës nuk mund të cilësohet më si çështje e lirisë së fjalës apo shprehjes; ato janë një sulm i llogaritur ndaj sovranitetit dhe interesave kombëtare të Kosovës.

“Cicërimat” e Buzhalës në rrjetin social “Twitter” dhe artikujt e shkruar në platformën e tij “Nacionale” zbulojnë një model alarmues të propagandës proserbe, që rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rrezikon pavarësinë e saj të fituar me vështirësi. Përafrimi i tij me një regjim autoritar serb, të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, tradhton vuajtjet e kosovarëve të përjetuara nën regjimin e Millosheviçit – pikërisht regjimin që kreu krime të tmerrshme dhe krime lufte kundër njerëzimit – për të cilat Vuçiç ishte përkushtuar në një fushatë të pandalshme për t’i arsyetuar dhe për t’i mbrojtur ato. 

Buzhala, duke e veshur paturpësisht petkun e gazetarit, nuk është gjë tjetër veçse një imitues kriminel që përfiton nga profesioni ynë fisnik, për t’i çuar përpara interesat e Serbisë dhe të përfaqësuesve të politikës së jashtme ruse, brenda Republikës së Kosovës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, akreditimi i gazetarit do t’i anulohej menjëherë një individi si Buzhala, kuptohet nëse ai do të kualifikohej në rradhë të parë për t’u akredituar. Dyshime të panumërta tregojnë për lidhjen e Buzhalës me krimin e organizuar, i cili me dekada ka shkaktuar sistematikisht shkatërrime në vendin tonë. 

Buzhala dhe platformat e tij mediatike si “Gazeta Express” dhe tani “Nacionale”, i kanë mbështetur këta elementë kriminalë që të ruajnë kontrollin e tyre në pushtet, të gjitha nën maskën e gazetarisë. 

Si gazetar i pavarur ndihem përgjegjës që të pohoj se Buzhala nuk duhet të lejohet të veprojë më nën petkun e gazetarisë. Aktivitetet e tij kriminale dhe fushatat e qëllimshme të dezinformimit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për shoqërinë tonë, institucionet tona, sigurinë tonë kombëtare dhe vlerat tona demokratike.

Duke i analizuar “tweet”-at e Buzhalës, bëhet e qartë se qëndrimi i tij editorial është i mbushur me shtrembërim, ndarje të drejtësisë dhe hipokrizi. Ai paturpësisht favorizon Serbinë, duke hedhur poshtë faktin se Serbia mbetet në linjë me Kremlinin, veçanërisht që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje për bashkërendimin e politikës së jashtme të Beogradit me Moskën, në shtator 2022. Buzhala dhe bashkëpunëtori i tij, Petrit Selimi, një ish-ministër i Jashtëm në Qeverinë “Thaçi” po punojnë aktivisht për të riparuar imazhin e Serbisë brenda Kosovës, duke promovuar paturpësisht agjendën proserbe në kurriz të interesave të kombit tonë.

Këtu është Petrit Selimi (majtas në foto), ish-këshilltar dhe ish-ministër i jashtëm i Hashim Thaçit, dhe Ivica Dačić (djathtas në foto). Gjatë kohës së tij si Ministër i Policisë nën regjimin e Milosheviqit, roli i Ivica Dačić ishte vlerësuar nga shumë shqiptarë në Kosovë si famëkeq dhe thellësisht shqetësues.

Për më tepër, prirja e Buzhalës për shpërndarjen e informacionit të rremë bëhet e dukshme kur ai përsërit shpërndarjen e propagandës serbe. Është thellësisht shqetësuese që Buzhala shpërfill rëndësinë e verifikimit të fakteve, duke përhapur pretendime të pabaza që shërbejnë vetëm për ta çuar më tej narrativën e tij të rrezikshme.

Sjellja e pamatur e Buzhalës vazhdon pasi ai gabimisht ia atribuon deklaratat Gabriel Escobar-it, duke mbjellë dhe duke nxitur në publik situatë të mosmarrëveshjes dhe konfuzionit. Fabrikimi i deklaratave dhe shpërndarja e informacionit të rremë nuk është detyrë e një gazetari të përgjegjshëm; është sjellje e një propagandisti me qëllime të fshehta.

Lexo më shumë  SHBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen tonë

Narrativa që Buzhala thur rreth veprimeve dhe synimeve të kryeministrit Kurti është dashakeqe dhe e pabazë. Përpjekjet e tij të vazhdueshme për ta përshkruar Kurtin si irracional dhe një kërcënim për të ardhmen e Kosovës minojnë progresin e bërë nga kombi ynë dhe diskreditojnë njeriun e zgjedhur në mënyrë demokratike. Sulmet e paarsyetuara personale të Buzhalës, duke e krahasuar Kurtin me një “më të rrezikshëm” dhe duke i vënë në pikëpyetje aleancat e tij, demonstrojnë mungesë të integritetit dhe profesionalizmit gazetaresk.

Përpjekjet e Buzhalës për t’u thirrur në përvojat e tij të së kaluarës dhe vuajtjet e përjetuara nga popullata e Kosovës nën shtypjen serbe, janë të pasinqerta dhe egoiste. Ndërkohë, përvojat e tij padyshim mund ta kenë formësuar perspektivën e tij, gjë që është hipokrite dhe e rrezikshme t’i përdorësh ato për t’i mbrojtur mbështetjen dhe propagandën në favor të një presidenti autoritar serb dhe partinë e tij. Miratimi i Buzhalës për një regjim që historikisht shtypi dhe margjinalizoi popullsinë shqiptare në Kosovë, është një tradhti e qartë e parimeve që ai pretendon të mbrojë, përkatësisht mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Duke e kujtuar në mënyrë selektive mbështetjen që Kosova e gëzoi gjatë luftës, Buzhala përpiqet ta manipulojë narrativën dhe të shmanget nga përgjegjësitë e veta. Ai e anashkalon me lehtësi rolin kritik të luajtur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, në mbështetjen e krijimit të një Kosove të pavarur. Në vend të kësaj e përdor këtë mbështetje si një mjet për të fituar kredibilitet, ndërsa në të njëjtën kohë rreshtohet me një regjim serb që mbështet Kremlinin për çështjet e politikës së jashtme. Ky standard i dyfishtë është hipokrit dhe minon besueshmërinë si të Buzhalës, ashtu edhe të narrativave të tij.

Agjenda proserbe e Buzhalës është e dukshme në politikën e tij editoriale, dëshmitë mbështetëse janë edhe atëherë kur ai citon dhe imiton ish-të dërguarin e korruptuar të SHBA-së, Richard Grenell, dhe të dërguarin e tanishëm Gabriel Escobar. Fakti që Grenell dyshohet dhe është dokumentuar se është në listën e pagave të Serbisë, siç raportohet nga burime dhe media të besueshme, ngre pikëpyetje serioze për motivet dhe lidhjet e mundshme të Buzhalës me makinerinë propagandistike serbe. Duke shpërndarë pikëpamjet e tyre, Buzhala minon besueshmërinë e tij dhe përforcon perceptimin se ai është thjesht një zëdhënës i interesave të Serbisë.

Në sulmet e tij të pamëshirshme ndaj kryeministrit Kurti, Buzhala i kalon të gjithë kufijtë e mirësjelljes dhe drejtësisë. Akuzat e tij të pabaza dhe sharjet personale shërbejnë vetëm për të çuar më tej një narrativë toksike. Duke e cilësuar Kurtin si “politikan më të rrezikshëm” dhe duke e akuzuar për rrezikim të pavarësisë së Kosovës, Buzhala jo vetëm që nuk e respekton vullnetin e shumicës që e zgjodhi Kurtin, por edhe minon përpjekjet e bëra për konsolidimin e demokracisë në vend. Buzhala pamëshirshëm përpiqet ta helmojë atmosferën politike në vend, në një dëshpërim të pafund, për t’i kthyer në pushtet organizatat kriminale që vepruan si parti dhe që e plaçkitën Kosovën për dy dekada, duke e ushqyer Buzhalën me copëza miu pasdarkave të shfrenuara të hajdutëve, që po festonin pas çdo plaçkitje të suksesshme të vendit tonë.

Është e domosdoshme që Buzhala të kuptojë dëmin e madh që veprimet e tij u kanë shkaktuar institucioneve demokratike të Kosovës, sigurisë kombëtare, njerëzve që ai pretendon se i përfaqëson dhe shoqërisë sonë e interesit publik. Raportimi i tij i njëanshëm, rrëfimet selektive historike dhe përafrimi me makinerinë e propagandës serbe, tradhtojnë vetë themelet e gazetarisë dhe demokracisë. Është koha që Buzhala të reflektojë mbi pasojat e veprimeve të tij, të shqyrtojë në mënyrë kritike paragjykimet e tij dhe të përvetësojë një qasje më të balancuar dhe gjithëpërfshirëse që mbështet parimet e drejtësisë, barazisë dhe respektit për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Lexo më shumë  Tetë të arrestuar në veri, të dyshuar për vepra kriminale e terroriste. Ja arsenali i gjetur sot gjatë bastisjeve

Demaskimi i Berat Buzhalës: Kërcënimi për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Kosovës

Berat Buzhala ndalon për një moment, hedh një shikim te kamera, para se të hyjë në një Audi Q5. Vetura është e pronë e një politikani i cili shpesh është ballafaquar me akuza pë krim të organizuar dhe hetime për shumë veprimtari kriminale në Kosovë. Buzhala është fotografuar me një anëtar të partisë PDK, e cila akuzohet si një organizatë kriminale që ka plaçkitur vendin për dy dekada. Fotografi e shkrepur në fshatin Tushillë, Skënderaj, të shtunën, më 21 janar 2023. (VX Foto / Vudi Xhymshiti)

Mungesa e transparencës së Buzhalës në lidhje me burimet e tij të financimit ngre shqetësime serioze. Është thelbësore të hetohet origjina dhe natyra e mbështetjes financiare që ai merr për t’i mbështetur aktivitetet e tij mediatike. Nëse financimi i tij vjen nga burime të dyshimta ose subjekte të huaja me interesa të veta, kjo do të konfirmonte më tej rolin e tij si një propagandues i rrezikshëm dhe jo si gazetar i pavarur.

Sipas raportit të Parlamentit Evropian, të titulluar “Hartëzimi i lajmeve të rreme dhe dezinformatave në Ballkanin Perëndimor. …” në vitin 2021, Gazeta Express përmendet në faqen 26 si një nga mediat kryesore në Kosovë, e kategorizuar si kanalet kryesore të dezinformimit. Megjithatë, në raport nuk jepen detaje apo analiza specifike për “Gazetën Express”. Vlen të theksohet se “Gazeta Express” është bashkëthemeluar me bashkëpronësi nga Berat Buzhala dhe të tjerë, duke përfshirë ish-ministrin e Jashtëm Petrit Selimi. Buzhala tani operon një tjetër medium të quajtur “Nacionale”. Përkundër pretendimit të Buzhalës për largim nga “Gazeta Express”, duke marrë parasysh nivelin e besueshmërisë që lidhet me të, nuk ka asnjë siguri se Buzhala është shkëputur plotësisht nga “Gazeta Express”, siç pohon ai.

Demokracia e Kosovës është ende në vitet e saj të formimit dhe është e ndjeshme ndaj ndërhyrjeve dhe manipulimeve të jashtme. Veprimet e Buzhalës ngjajnë drejtpërdrejt me veprimet e atyre që kërkojnë të minojnë sovranitetin dhe stabilitetin Kosovës. Sulmet e tij të pamëshirshme ndaj institucioneve, liderëve dhe vlerave demokratike të Kosovës kontribuojnë në një klimë mosbesimi dhe ndarjeje, e cila përfundimisht dobëson përparimin tonë kolektiv.

Për ta mbrojtur integritetin e demokracisë sonë dhe për t’i mbrojtur interesat tona kombëtare, është e domosdoshme që autoritetet të hetojnë tërësisht aktivitetet e Buzhalës dhe lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe subjektet e huaja. Ky hetim duhet të përfshijë një analizë gjithëpërfshirëse të transaksioneve të tij financiare, ndërveprimet me zyrtarët dhe agjencitë e inteligjencës serbe, dhe rolin e tij të përgjithshëm në vazhdimësinë e fushatave të dezinformimit.

Për më tepër, është thelbësore që publiku të jetë dallues dhe kritik ndaj informacionit që konsumon. Ne duhet të kërkojmë në mënyrë aktive burime të besueshme dhe përpjekje të pandalshme të verifikimit të fakteve nga raportime të bëra nga individë si Buzhala, të cilët kanë demonstruar në mënyrë të përsëritur një mospërfillje të së vërtetës dhe një gatishmëri për t’i manipuluar narrativat për përfitime personale.

Tradhtia e Berat Buzhalës ndaj demokracisë së Kosovës është evidente përmes rreshtimit të tij me propagandën serbe, shpërndarjes së informacioneve të rreme dhe sulmeve ndaj institucioneve tona demokratike. Veprimet e tij përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare, sovranitetin dhe pavarësinë e fituar me shumë mund. Është thelbësore që autoritetet dhe publiku ta njohin agjendën e tij të rrezikshme, të hetojnë tërësisht aktivitetet e tij dhe të marrin masat e duhura për të mbrojtur demokracinë e Kosovës nga ndikimi i tij gërryes e shkatërrues. /thefrontliner.uk/

Rruga Press

YouTube player