BotaKryesore

Pronari rus i “Evening Standard” shkruan në gazetën e tij për t’i kërkuar Putinit të ndalojë vrasjen

Pronari i medias Evgeny Lebedev ka përdorur gazetën që zotëron për t’i bërë thirrje Vladimir Putinit që të ndalojë pushtimin e Ukrainës.

Duke shkruar në gazetë, duke iu drejtuar Putinit, tha: “Unë ju lutem që të përdorni negociatat e sotme për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm në Ukrainë.”

Në një deklaratë të publikuar së bashku me një fotografi të një ndihmësi që kryente CPR mbi një vajzë të plagosur nga granatimet, Lord Lebedev tha: “Në këtë faqe janë minutat e fundit të një fëmije gjashtë vjeçar të plagosur për vdekje nga predha që goditën bllokun e apartamenteve në Mariupol në të dielën.

Lexo më shumë  2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të disbursimit të fondeve për kapitalin njerëzor në rajon

“Ajo është ende e veshur me xhaketën e saj rozë, ndërsa mjekët luftojnë për ta shpëtuar. Por është tepër vonë. Fëmijë të tjerë dhe familje të tjera, po vuajnë fate të ngjashme në të gjithë Ukrainën.

“Si një qytetar rus, ju lutem që të ndaloni rusët të vrasin vëllezërit dhe motrat e tyre ukrainase.”

“Si një qytetar britanik, ju kërkoj të shpëtoni Evropën nga lufta. Si një patriot rus, ju lutem që të parandaloni më shumë ushtarë të rinj rusë të vdesin pa nevojë. Si qytetar i botës, ju kërkoj ta shpëtoni botën nga asgjësimi.”

Lexo më shumë  Ministrja gjermane në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *