Lajme

Pronari i lokalit ku ndodhi vrαsjα ishte në arrest shtëpiαk – gjithçka që dihet nga ngjarja që tronditi Tiranën ku u plαgọs edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e së dielës.

Nga të shtënat me armë në drejtim të një lokali tek zona e njohur si “Don Bosko” mbetën të vrαrë një grua dhe 5 persona të tjerë u plαgosën, në mesin e tyre edhe një fëmijë 10 vjeç.

Rreth orës 21:05 minuta persona ende të paidentifikuar kanë qëlluαr me αrmë nga jashtë drejt lokalit duke lënë të vrαrë banakieren e lokalit, shtetasen Mimoza Paja ndërsa janë plαgosur Sait M. 50 vjeç; Astrit M. 42 vjeç, Emanuel S. 47 vjeç, Ermir. B, 45 vjeç dhe Genc Sh. 55 vjeç.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare, informoi policia e Tiranës.

Atentati ndodhi në një lokal që sipas policisë i përket shtetasit Fatjon Murati, person me precedentë penal.

Lexo më shumë  ​Kongresistët amerikanë pas Preshevës, vijnë në Kosovë, Prattipati i pret në Bondsteel

Raportohet se shënjestra e këtij atentati të ketë qenë xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati i cili ka mbetur i plagosur.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë janë duke u kryer punë intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, thuhet se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Fatjon Murati, kishte qenë në arrest shtëpiak, pasi që gjykata i kishte caktuar kohë më parë këtë masë sigurie.

Ndërkohë, disa ditë pasi u ndalua, me vendim të gjykatës atij iu sekuestrua pasuria e paluajtshme me vlerë 5 milionë euro.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Ai ishte ndaluar nga policia në makinë me Endrit Doklen, i cili dyshohet se ka lidhje me vrαsjen që ndodhi një vit më parë në Fushë-Krujë, ku ndër të tjerë mbeti i vrαrë Brilant Martinaj.

Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike.

Por pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në lokalin e tij, policia nuk e gjeti në banesë Muratin.

Ende nuk ka informacion nëse Murati është larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme menjëherë pas ngjarjes, apo është “arratisur’ më herët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *