Art & Kulturë

Promovohet libri “78 Ditë bombardime të NATO-s”, Kurti e quan atë domosdoshmëri

Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është promovuar libri “78 Ditë bombardime të NATO-s” nga autori Shyqri Nimani. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai e vlerësoi këtë botim si domosdoshmëri për të kujtuar dhe dokumentuar të shkuarën, në momentin më vendimtar për këtë brez dhe jo vetëm.

Në këtë vepër, autori ka mbledhur pasqyrimet e shumta të gazetave britanike në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë dhe në Serbi.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

“Sot është dita ideale për të shënuar promovimin e librit të z.Shyqri Nimanit – të quajtur ‘78 ditë bombardime të NATO-s’. Mu në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është mirë të kthehemi e të kujtojmë atë që kemi kaluar, e që na ka sjellë këtu ku jemi sot”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, njofton Kryeministria.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë promovim morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *