BallinaLajme

Prokuroria e Durrësit çon për gjykim italianin e Camorra-s me 750 mijë euro pasuri në Shqipëri

Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim dosjen penale ndaj italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave.

Në Durrës, 56-vjeçarit Muollo iu sekuestruan, pas 18 muajsh hetime, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare, raporton “News 24”.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”

Shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Lexo më shumë  Rrjoll, dy banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 % të kuotave.

Kujtojmë se Muollo ka ekzekutuar në Itali shtetasin Salavadore Ridosso dhe është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj në Itali. Krimin e ka kryer për llogari të Camorras.

YouTube player