Lajme

Prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik

Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva ka njoftuar se prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Nesër, në ora 11:00 do të ketë paraqitje para mediave për hetimin për tragjedinë”, tha ajo.

Lexo më shumë  Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Kujtojmë se kjo paraqitje do të jetë e para nga ky institucion i hetuesisë që kur dje, më 23 shtator, në autostradën Struma në Bullgari pësoi aksident autobusi i “Besa Trans” Shkup.

Në aksident humbën jetën 45 persona, thuajse të gjithë shqiptarë dhe u lënduan 7 të tjerë, teksa ktheheshin nga Turqia në Shkup pas një ekskursioni 3-ditor.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në terren për menaxhimin e situatave emergjente
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *