Lajme

Progres-raporti për Shqipërinë, KE s’jep datë për konferencën ndërqeveritare

Ende asnjë datë për Shqipërinë, për konferencën ndërqeveritare.

Në progres-raportin e KE-së për Shqipërinë, që do të paraqitet sot në Parlamentin Europian, nuk ka një datë konkrete për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pavarësisht vlerësimit që i bëhet Shqipërisë, për përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Raporti vlerëson ecurinë e SPAK, krijimin e BKH-së, si dhe kthimin në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

“Shqipëria ka vazhduar të plotësojë të gjitha kushtet e tjera dhe ka bërë përparim të mëtejshëm të konsiderueshëm, të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve të tjera të theksuara nga Këshilli”, shkruhet në raport.

Por, qasja është komplet e kundërt kur bëhet fjalë për lirinë e medias. Raporti thekson se në këtë aspekt Shqipëria nuk ka bërë aspak progres, teksa nuk ka ndryshuar atmosfera e sulmeve ndaj gazetarëve.

Lexo më shumë  Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

Raporti i KE-së, do të paraqitet sot në Parlamentin Europian nga komisionieri Oliver Varhelyi. /A2 News/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *