Lajme

Progres-raporti për Shqipërinë/ Ambasadorja e BE: Shqetësim lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ka intimidime të gazetarëve

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, foli sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian mbi raportin e progresit të publikuar një javë më parë nga KE.

Sipas ambasadores, raporti i progresit i këtij viti ka një rëndësi të posaçme për Shqipërine. Ajo vuri theksin tek shqetesimet qe ngre raporti ku kerkonet vijimi i luftes kunder korrupsionit, kunder pastrimit te parave. Ndersa shqetesim mbetet per KE edhe liria e shprehjes dhe intimidimi i gazetareve.

“Duhet të ndaj me ju disa prej gjetjeve kyce të tij: u përmend që ka një kontekst më të gjerë, agresioni i luftës ruse kundr Ukrainës se ka sjellë BE e BP më pranë, ka vendosur zgjerimin e BE në krye të agjendës.

Perspektiva e anëtarësimit spirancë e fortë për mirëqenien e paqen e sigurinë. Shqipëria ka marrë orientim të qartë si një partnere e besueshme e BE.

Pika e dytë thelbësore, më 19 korrik me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveriate Shqiperia ka celur fazë të re të anëtarësimit në BE. Komisioni vijoi me analizën e procesit të legjislacionit.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Raporti i këtij viti ka rëndësi të posacme për vendin. Shqipëria vijoj të ruajë fokusin te agjenda e reformave të BE, pavarësisht sfidave. Raporti i ben thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për cuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë.

Ritmi i reformave do pritet të rritet e do ketë monitorim në rritje. Udhëheqje e fortë politike do jetë thelbësore për të realizuar reformat e kërkuara për të ecur para me negociatat.

Administrata publike, raporti vë re se ka pasur progres të kufizuar, thekson rëndësinë e sigurimit të qasjes së barabartë të qytetarëve me aftësi të kufizuar.

Shteti i së drejtës, funksionimi i gjyqësorit, progres të mirë në përgjithësi. Efikasiteti ndikohet negativisht nga kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Rekomandimet kërkojnë një aksion më vendimtar për të ngritur një sistem modern të menaxhimit të integruar të cështjeve, përmirësim të efikasitett e cilësisë së shkollës së magjistraturës.

SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteve të vijojën përpjekjet per luften kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Pastrimi i parasë, vendi ecën në mënyrë të qendrueshme drejt zbatimit të planveprimit për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiskionin e monitorimit të shtuar.

Në këtë kontekst miraimi i një amnistie penale tatimore kundër këshillës së BE e Moneyval do rrezikonte progresin në këtë fushë.

Të vijohet të mbahet kursi i nisur në fushën e shtetit të së drejtës, të zhvillohet më tej bilanci.

Nje fushe ku raporti shpreh shqetesim eshte liria e shprehjes, pavaresia e medias e cilesia e gazetareise mbetet e penguar nga nje dezinformim qe eshte nje shqetesim i perseritur. raporti shpreh keqardhje qe atmosfera e sulmeve verbale e akteve te intimidimit kunder gazetareve nuk eshte permiresuar”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *