Progres-raporti për Shqipërinë/ Ambasadorja e BE: Shqetësim lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ka intimidime të gazetarëve
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, foli sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian mbi raportin e progresit të publikuar një javë më parë nga KE.
Sipas ambasadores, raporti i progresit i këtij viti ka një rëndësi të posaçme për Shqipërine. Ajo vuri theksin tek shqetesimet qe ngre raporti ku kerkonet vijimi i luftes kunder korrupsionit, kunder pastrimit te parave. Ndersa shqetesim mbetet per KE edhe liria e shprehjes dhe intimidimi i gazetareve.
“Duhet të ndaj me ju disa prej gjetjeve kyce të tij: u përmend që ka një kontekst më të gjerë, agresioni i luftës ruse kundr Ukrainës se ka sjellë BE e BP më pranë, ka vendosur zgjerimin e BE në krye të agjendës.
Perspektiva e anëtarësimit spirancë e fortë për mirëqenien e paqen e sigurinë. Shqipëria ka marrë orientim të qartë si një partnere e besueshme e BE.
Pika e dytë thelbësore, më 19 korrik me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveriate Shqiperia ka celur fazë të re të anëtarësimit në BE. Komisioni vijoi me analizën e procesit të legjislacionit.
Raporti i këtij viti ka rëndësi të posacme për vendin. Shqipëria vijoj të ruajë fokusin te agjenda e reformave të BE, pavarësisht sfidave. Raporti i ben thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për cuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë.
Ritmi i reformave do pritet të rritet e do ketë monitorim në rritje. Udhëheqje e fortë politike do jetë thelbësore për të realizuar reformat e kërkuara për të ecur para me negociatat.
Administrata publike, raporti vë re se ka pasur progres të kufizuar, thekson rëndësinë e sigurimit të qasjes së barabartë të qytetarëve me aftësi të kufizuar.
Shteti i së drejtës, funksionimi i gjyqësorit, progres të mirë në përgjithësi. Efikasiteti ndikohet negativisht nga kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Rekomandimet kërkojnë një aksion më vendimtar për të ngritur një sistem modern të menaxhimit të integruar të cështjeve, përmirësim të efikasitett e cilësisë së shkollës së magjistraturës.
SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteve të vijojën përpjekjet per luften kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik.
Pastrimi i parasë, vendi ecën në mënyrë të qendrueshme drejt zbatimit të planveprimit për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiskionin e monitorimit të shtuar.
Në këtë kontekst miraimi i një amnistie penale tatimore kundër këshillës së BE e Moneyval do rrezikonte progresin në këtë fushë.
Të vijohet të mbahet kursi i nisur në fushën e shtetit të së drejtës, të zhvillohet më tej bilanci.
Nje fushe ku raporti shpreh shqetesim eshte liria e shprehjes, pavaresia e medias e cilesia e gazetareise mbetet e penguar nga nje dezinformim qe eshte nje shqetesim i perseritur. raporti shpreh keqardhje qe atmosfera e sulmeve verbale e akteve te intimidimit kunder gazetareve nuk eshte permiresuar”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri.
Rruga Press