KryesoreLajme

Profesori spanjoll kritikon votën kundër të Spanjës ndaj Kosovës: Në vend se të vepronim si Greqia e Ukraina, ne vepruam si Serbia e Hungaria

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Në mesin e shtatë vendeve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përveç Serbisë, Hungarisë, Azerbajxhanit, Rumanisë, Qipros e Gjeorgjisë, ishte edhe Spanja.

Analisti spanjoll dhe profesori i universitetit të Madridit, Ignacio Molina në një postim në Twitter e ka kritikuar qëndrimin e Spanjës, duke thënë se është rreshtuar me vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Spanja ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ne kemi votuar sikur Hungaria, Serbia e Azerbajxhani. Mund të kishim abstenuar (si Greqia, Sllovakia apo Ukraina të cilat gjithashtu nuk e njohin shtetësinë e tyre), por pse të humbim një mundësi tjetër për të qenë gabim?”, ka shkruar profesori Molina.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Ai më tej ka shkruar se Spanja është i vetmi vend i Evropës Perëndimore në këtë kryqëzatë absurde kundër vendit më të ri dhe më të varfër në Evropë.

“Kjo hartë se kush çfarë ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të vendosë të gjithë flamujt e kuq të diplomacisë sonë”, shkroi Molina.

Pro anëtarësimit të Kosovës në KiE votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *