KryesoreLajme

Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtetet tjera

Kosova e vitit 1999 dhe kthimi i thuajse të gjithë refugjatëve me të përfunduar lufta, ishte shembulli i mirë që e mori profesori Khalid Koser, që është drejtor ekzekutiv i Global Community Engagement and Resilience Fund, në ligjëratën që mbajti para studentëve të Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

Ai tha se qëllimi i universiteteve është dialogu i hapur e i sinqertë për çështje komplekse me grupe të ndryshme shoqërore.

Koser që ligjëron për konflikt, paqe e siguri në Universitetin e Mastrihtit në Holandë, tregoi pikëpamjet e tij se si duhet të krijohen shoqëri më të sigurta nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Sipas tij, nuk mund të jesh terrorist as kriminel, vetëm pse je i varfër.

“Çështjet janë më komplekse. Nuk mund të jesh terrorist as kriminel, vetëm pse je i varfër. Kosova është shembull që duhet ndjekur nga shtetet tjera për riintegrimin e personave që u përfshinë nëpër luftëra të huaja dhe organizata terroriste. Kosova ia doli edhe në vitin 1999, kur menjëherë pas luftës arritën të kthehen thuajse të gjithë refugjatët”, citon ofrimi i UP-së fjalët e profesorit Koser në këtë ligjeratë para studentëve.

Lexo më shumë  Haxhiu: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës mbetet obligim i përbashkët

Kjo ligjëratë përveç studentëve e profesorëve të UP-së u ndoq edhe nga përfaqësues të MPB-së e , organizatës Community Development Fund.

Rruga Press

YouTube player