BallinaKuriozitete

Profesori i Harvardit: Alienët na vizituan në vitin 2017, të tjerë pritet të vijnë

Në librin e tij të ardhshëm, ” Jashtëtokësorja”, profesori paraqet një rast bindës se objekti që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor ishte një pjesë e teknologjisë aliene. 

Një profesor i Harvardit, Avi Loeb pretendon se alienët kanë vizituar Tokën në vitin 2017 dhe beson se shumë të tjerë do të vijnë në vitet e ardhshme.

New York Post shkruan se prefesori i cili drejton Departamentin e Astronomisë në Universitetin prestigjioz të Harvardit, ka gjetur disa mbetje që i përkasin një civilizimi tjetër.

Në librin e tij të ardhshëm, ” Jashtëtokësorja”, profesori paraqet një rast bindës se objekti që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor ishte një pjesë e teknologjisë aliene.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Ai pretendon se ky objekt hapësinor iu afrua Tokës përpara se të lëvizte me shpejtësi drejt errësirës. Objekti u pikas për herë të parë nga observatori në ishullin Hawaii ku ndodhet teleskopi me definicionin më të lartë.

Fillimisht shkencëtarët menduan se ishte një kometë e zakonshme, por sipas profesorit Loeb ishte objekt alien.

Dhe për këtë ai ka një shpjegim përse nuk u përcaktua lloji i këtij objekti.

Çfarë do të ndodhë nëse një njeri i shpellave do të shihte një celular? Ai ka parë vetëm gurë gjatë gjithë jetës së tij dhe do të kishte menduar se celulari është thjesht një shkëmb me shkëlqim”, thotë Loeb.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Disa persona sipas tij, nuk duan që të diskutohet teoria e alienëve dhe mundësia që në të ardhmen mund të vizitojnë planetin tonë më shumë prej tyre.

Disa njerëz nuk duam që të diskutojmë mundësinë që në hapësirë ka civilizime të tjera. Ata besojnë se ne jemi të veçantë dhe unik. Mendoj se është paragjykim që nuk duhet ta diskutojmë më”, shprehet ai.

Rruga Press

YouTube player