Bota

Profesori amerikan fajëson edhe popullin rus për luftën në Ukrainë

Ish-ambasadori amerikan në Moskë, Michael McFaul, e sheh përgjegjës edhe popullin rus për agresionin e presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, duke thënë se ata po e mbështesin këtë luftë barbare.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën u mbështet e nuk pati “presion ndaj tij për këtë vendim”.

“Putini mori vendimin për të pushtuar Ukrainën. Shoqëria ruse nuk bëri presion ndaj tij për ta bërë këtë. Por që nga fillimi i pushtimit, pjesë të mëdha të shoqërisë ruse e kanë mbështetur këtë luftë, duke përfshirë shfaqjen e mbështetjes ose indiferencës ndaj mizorive të kryera nga ushtarët rusë kundër civilëve ukrainas”, ka shkruar McFaul, profesor i shkencave politike.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Ish-zyrtari amerikan ka shtuar se kjo luftë në Ukrainë nuk i përket vetëm Putinit, por edhe shoqërisë ruse.

Rusia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale në marsin 2024-s. Shumicës së kritikëve opozitarë të Putinit s’iu është lejuar pjesëmarrja në zgjedhje, me arsyetimin se s’i kanë përmbushur kriteret për kandidim.

Ditë më parë u varros kritiku Alexei Navalny, që kishte vdekur në një burg të thellë në Arktik. Funerali i tij u organizua nga qytetarë dhe mbështetës.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Rruga Press

YouTube player