KryesoreLajme

Prodhuesit vendas: Çmimet nga 1 janari do të rriten me 15%

Prodhuesit vendas kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj nga ligjvënësit.

Kjo për shkakun e thjeshtë sepse pritet që të shkaktojë rritje të çmimeve. Kreu i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve, Alban Zusi theksoi se miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% duket nisur që nga 1 janari.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe për vëllezërit Bytyqi në New York: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë bashkë me SHBA-në

Në një artikull të “Abc”, sipas Zusit, rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme ndaj dhe për të përballuar shpenzimet e tyre, do të detyrohet që të rrisin çmimin.

Po ashtu dhe fasonët e vlerësojnë si qesharake mbështetjen e parashikuar në paketë fiskale për këtë sektor. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut. Por përveç fasonëve, ankesa ka pasur edhe nga fermerët për heqjen e rimbursimit të TVSH-së prej 6% dhe vendosjes së akcizës për gazin për konsum.

Lexo më shumë  Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *