Lajme

Prodhimi i energjisë në Shqipëri, prurjet e pakta të reshjeve – të pafavorshme këtë vit

Shqipëria do të duhet të përballet me një vit jo të favorshëm hidrik, në një kohë kur duhet të përballet me një situatë të jashtëzakonshme në sektorin energjetik.

Reshjet e bollshme të shiut në fund të Dhjetorit, nuk arritën të kompensojnë thatësirën e gjatë të verës dhe vjeshtës, duke ndikuar në një furnizim mesatar të kaskadës së Drinit, gjeneruesit kryesor të energjisë elektrike në vend.

Lexo më shumë  Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

“Nuk është se ka rezerva ujore shumë të kënaqshme, apo depozitim të dëborës në zonat malore, që shërbejnë edhe si rezerva pozitive për prurjet në kaskadën e Drinit”, thotë meteorologia Tanja Porja.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, rezerva energjetike, pra sasia e ujit në liqenet e hidrocentraleve, në fillim të Janarit llogaritet në rreth 650 GWh, kur një vit më parë ishte rreth 905 GWh. Sipas meteorologes Tanja Porja, deri në fillim të pranverës, nuk priten kushte klimatike që mund ta përmirësojnë ndjeshëm këtë situatë. “Nëse do të ezaurohen këto rezerva që kemi, nuk presim rezerva shtesë të paktën deri në prill”, thotë Porja.

Lexo më shumë  Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet

Një prodhim poshtë mesatares i hidrocentraleve publike dhe atyre private në vend, mund të sjellë eksporte të ulëta të energjisë, të nevojshme për të rregulluar bilancet e kompanive shtetërore. Ndërsa një prodhim i ulët do shtynte importin e sasive të mëdha të energjisë.

Rruga Press

YouTube player