Bota

Procesi i zgjedhjes të papës së ri do të nisë më 7 maj

Kardinalët katolikë, që u takuan në Romë të hënën, vendosën që më 7 maj të nisë konklava apo procesi për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Kardinalët do të marrin pjesë në një meshë solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit, pas së cilës do të mblidhen në Kapelës Sistine dhe përmes votimit të fshehtë do të mund të votojnë për zgjedhjen e papës së ri.

Papa Françesku, 88-vjeçar, kreu i Kishës Katolike, vdiq më 21 prill, pas një sulmi në tru. Viteve të fundit ai ishte përballur me probleme shëndetësore, ndërkaq në muajt e fundit të jetës së tij ishte shtruar edhe në një spital në Romë për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Ati i Shenjtë u varros në në Vatikan më 26 prill, ceremoni që mblodhi mijëra besimtarë, klerikë dhe udhëheqës nga e mbarë bota.

Varrimi i Papa Françeskut i hapi rrugë mbajtjes së konklavës. Procesi i përzgjedhjes së papës është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa të dalë tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.

Në këtë proces, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mund të votojnë për kreun e ri të Kishës Katolike Romake.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit

Pas caktimit të datës për nisjen e konklavës, apo këshillit të fshehtë, kardinalët, që udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqeza në mbarë botën, do të nisin të mblidhen në Romë.

Emërimi i një pape mund të bëhet vetëm nga kardinalët. Sipas të dhënave të Vatikanit, nga 252 kardinalë, 135 prej tyre janë kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare 108 nga këta kardinalë me të drejtë vote ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij, Benedikti i XVI, dhe Gjon Pali.

Rruga Press

YouTube player