Problemi i pabarazisë në të drejta mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë nuk ka adresën te Evropa apo Amerika, por te fuqia (e dobët) e shtetit dhe kryeministrit të Shqipërisë
Nga Bekim Qoku
Zajednicën në Kosovë nuk e kërkojnë serbët e Kosovës, e kërkon shteti dhe presidenti i Serbisë.
Gjuhën serbe nuk e kërkojnë serbët e Kosovës të jetë gjuhë zyrtare në Kosovë, atë e kërkon shteti dhe presidenti i Serbisë.
Ulëset e rezervuara në Parlament, nuk i kërkojnë serbët e Kosovës, i do shteti dhe presidenti i Serbisë.
Evropa dhe Amerika nuk u nënshtrohen kërkesave të serbëve të Kosovës, por fuqisë së shtetit dhe presidentit të Serbisë.
Evropa dhe Amerika nuk do i nënshtrohen kurrë kërkesave të shqiptarëve të Luginës apo të Maqedonisë së Veriut përballë fuqisë së shtetit dhe presidentit të Serbisë.
Nëse doni t’i mbetni n’qafë dikujt për të drejta të barabarta me serbët e Kosovës, nuk është adresë e saktë Evropa dhe Amerika por fuqia (e dobët) e shtetit dhe kryeministrit të Shqipërisë.
Duke adhuruar e respektuar Edi Ramën (sepse është kryeministri ynë) dhe duke kritikuar Evropën e Amerikën, nuk do të ketë kurrë më shumë të drejta. Përkundrazi, kjo është shenjë dobësie e një kombi, andaj do të ketë gjithmonë efekt të kundërt.
Rruga Press