KryesoreLajme

“Problemi është keqqeverisja në Shqipëri, jo AKU”/ Siguria ushqimore, Resuli: Nuk duhen institucione të reja, por struktura funksionale

Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli, ka ngritur shqetësime të forta mbi mënyrën se si trajtohen problemet e sigurisë ushqimore në vend. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV, Resuli ka theksuar se thelbi i krizës nuk qëndron tek institucionet vetë, por tek mënyra si ato menaxhohen. Resuli tha se reagimet e shpejta dhe “aksionet” nuk zgjidhin problemet afatgjata, ndërsa shteti duket inekzistent kur përballet me shqetësimet e industrisë.

Ajo që më shqetëson mua është që, mblidhen në një ritrit në një bashkëbisedim me kryeministrin industrialistët, ngrenë një shqetësim dhe del kryeministri nxjerr shpatën dhe i pret të gjithë. Mua më shqetëson mosfunksionimi i shtetit. Pra, ne nuk ka interesojnë aksionet. Aksionet janë 3 ditë, 1 javë, 1 muaj, po pastaj? Historia vazhdon. Politikat afatgjate janë ato që e rregullojnë. Nëse ne sot themi që AKU duhet shkrirë, apo AKU nuk po bën punën, në fund të ditës nuk e ka fajin AKU. AKU-së në 6-mujorin e fundit i janë ndërruar nja 3-4 drejtora dhe që nga 2013 dhe deri sot, ka qenë një qokë politike. Ka qenë çështje aleancash, jep njërit, hiq tjetrit e kështu me radhë.

Thënë ndryshe, sot problemi nuk është institucioni drejtëpërdrejtë, është keqmenaxhimi dhe keqqeverisja. Ne nuk na duhen institucionet e reja që duan nja 5 vjet që të hyjnë, të përshtaten me urdhra ministri, me akte ligjore e nënligjore deri sa të fillojë funksionimi. Ne na duhen strukturat që kemi e ti bëjmë efiçente. Ti vëmë në punë. Kjo është kryesorja. Vaji i palmës, qumështi pluhur, në 3-4 vitet e fundit, është në rritje. Po ti referohemi INSTAT, doganave, i ke çdo vit e në rritje,” tha Resuli.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

Rruga Press

YouTube player