KryesoreLajme

Kurti takoi Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit u diskutua për raportet periodike të OSBE-së për Kosovën si dhe bashkëpunimin në temat dhe projektet me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Kosovë është në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, përmirësimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Lexo më shumë  Sindikata e Universiteteve: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, dhuna ndaj tyre e papranueshme

Kryeministri Kurti falënderoi z. Gerard McGurk për takimin dhe bisedën, dhe vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Reuters raporton për protestën në Tiranë: Studentët denoncojnë kostot, papunësinë dhe pabarazinë