Sport

Problemet financiare, Barcelona kërkon të largojë lojtarin

Nuk kanë fund problemet tek Barcelona teksa pas largimit të Messit tashmë katalanasit duhet të rregullojnë financat.

I pari i cili pritet të largohet është Umtiti. Me një pagë prej 12 milion euro, francezi nuk pranoi shkurtim dhe për këtë u fërshëllye nga tifozët katalanas.

Duket se mbrojtësi nuk pëlqehet më në ‘Camp Nou’ dhe Benfica me Lyon kanë filluar interesimin. Në fakt portugezët përflitet të kenë bërë dhe një ofertë prej 10 milion eurosh.

Ndërkohë tek Barcelona vetëm Pique ka pranuar shkurtim page, teksa të tjerët nuk pranojnë edhe pse përfitojnë miliona euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *