Lajme

Problemet ekonomike, shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të lartë se rajoni

Kur janë pyetur qytetarët e Ballkanit se, cili është shqetësimi më i madh ekonomik në shtetin e tyre, shumica e tyre në secilin shtet janë përgjigjur situata ekonomike.

Barometri i Ballkanit në anketën e vitit 2022 ka vërejtur se, vështirësitë ekonomike janë një nga shqetësimet kryesorë të qytetarëve në Rajon, por në Shqipëri ky shqetësim është më i përhapur.

59% e të anketuarve në Shqipëri kanë renditur si problemin më madhor situatën jo të mirë ekonomike, kundrejt 41% të boshnjakëve, 40% të qytetarëve nga Kosova, 57% e maqedonasve, 41% e malazezëve dhe 46% e serbëve që menduan në këtë mënyrë. Ndryshe nga Rajoni Qytetaret e Kosovës dhe Malit të Zi e konsiderojnë si problemin më të madh në ekonominë e tyre, papunësinë.

Lexo më shumë  Lirohet nga akuza Glauk Konjufca për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

Situata jo e mirë ekonomike është një realitet edhe për qytetarët që kanë një punë në Ballkan. Kjo për faktin se vendet e Rajonit dhe sidomos Shqipëria vuajnë nga mungesa e produktivitetit në ekonomi, që është bërë shkak për pagesa të ulëta.

Pas situatës jo të mirë ekonomike, papunësia është shqetësimi i dytë më i madh në aspektin ekonomik në vendet e Rajonit, por në Kosovë dhe Malin e Zi është shqetësim kryesor.

Pas situatës së vështirë ekonomike dhe papunësisë, shqiptarët konsiderojnë si problemin e tretë me të rëndësishëm emigracionin dhe sidomos ikjen e trurit.

29 % e shqiptarëve mendojnë se, emigracioni është shqetësues për perspektivën ekonomike të vendit. Në vendet e tjera të Rajonit përqindja e njerëzve që e konsiderojnë emigracionin si problem për ekonominë është më e ulët.

Në Kosovë dhe në Maqedoni 20 e qytetarëve i konsiderojnë problem të madhe ekonomik sistemin shëndetësor.

Lexo më shumë  Erjon Slemani: Mes nesh ka socialistë dhe punonjës administrate të zhgënjyer nga qeveria Rama! Më 12 shtator diaspora zbarkon në shesh!

Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat më urgjente në rajon, konsideron Barometri i Ballkanit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, sipas 39% të te anketuarve. Korrupsioni renditet sërish i treti me 27%, ndërsa pesha e e tyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Besimi në përfitimet socio-ekonomike të anëtarësimit në BE është mbizotërues në rajon, me 60% që e miratojnë pranimin./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *