KryesoreLajme

“Prizreni vendosi!” – Artan Abrashi paralajmëron festën e madhe të fitores në Shatërvan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, duke theksuar se Prizreni tashmë ka vendosur për ndryshimin.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka falënderuar qytetarët për përkushtimin e tyre në çdo lagje e fshat, duke e cilësuar këtë energji si forcën që do të sjellë “fitoren e madhe”.

Lexo më shumë  Zbulim i rrallë në Verboc të Drenasit, gjurmë që mund të jenë deri në 70 mijë vjet të vjetra

Prizreni vendosi! Faleminderit për mbështetjen, për besimin dhe për përkushtimin tuaj në çdo lagje e çdo fshat. Energjia juaj është forca jonë për fitoren e madhe që po vjen. Shihemi të dielën mbrëma në Shatërvan, në festën e Prizrenit!”, ka shkruar Abrashi.

Në fund të postimit, kandidati i Vetëvendosjes ka përdorur edhe hashtagët #PrizreniFiton, #BashkëPërPrizrenin dhe #105, duke lënë të kuptohet se është i bindur në fitoren e raundit të balotazhit që do të mbahet të dielën.

Lexo më shumë  Nga Kaçaniku te Pavarësia. Kurti kujton 36-vjetorin e Republikës

Rruga Press

YouTube player