“Prisni më të keqen”- Sulm kibernetik në Ukrainë, sulmohet faqja e qeverisë
Një sulm masiv kibernetik që paralajmëroi ukrainasit të “kenë frikë dhe të presin më të keqen” goditi faqet e internetit të qeverisë orët e vona të së enjtes.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës tha për Reuters se është shumë herët për të thënë se kush qëndron pas sulmit, por nënvizoi se pas sulmeve të ngjashme në të kaluarën ka qenë Rusia.
Sulmi kibernetik, i cili goditi faqet e internetit të ministrisë së jashtme vjen pasi Kievi dhe aleatët e tij kanë paralajmëruar për një ofensivë të re të mundshme ushtarake ruse kundër Ukrainës.
“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime, por ka një histori të gjatë të sulmeve ruse (kibernetike) kundër Ukrainës në të kaluarën”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme për Reuters.
Ministria e Jashtme ruse nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Ndërkohë më parë ka mohuar se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës.
Rruga Press