BallinaLajme

Prishtinë/Policja godet një vajzë me shuplaka – VIDEO

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë parë në afërsi të një shkolle në kryeqytet, ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë e cila sipas pamjes në video duket të jetë e mitur.

Në video e cila ka arritur në redaksi të Telegrafit shihet se polici tjetër vetëm qëndron duke e shikuar kolegen.

Lexo më shumë  Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit

Nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa herë.

Video në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?v=896390850897312

YouTube player