BallinaLajme

Prishtinë- Niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina sh.a’, ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet që i monitoron, atë të Batllavës dhe Badocit.

Sipas Ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 5.86 metra nën nivelin e kapërderdhjes kurse në liqenin e Badocit 11.15 metra në nivelin e kapërderdhjes.

Lexo më shumë  SPAK-u godet fort qeverinë Rama, del e-maili për vilën e Ballukut në Dhërmi: "Zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6. Në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuç"
Drena 300x250

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 629.14 m mbi nivelin e detit ose – 5.86 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.70 m mbi nivelin e detit ose – 11.15 m nën nivelin e kapërderdhjes,” thuhet në njoftim.

Tutje ujësjellësi ka bërë thirrje që të kursehet uji duke u shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme.

YouTube player