Sport

Prishtina debuton sot në Ligën e Konferencës përballë Quay Nomads

Prishtina sot (e marte) do të luajë kundër Connah’s Quay Nomads në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me bardhëekaltrit që shpresojnë të fitojnë me lehtësi.

Skuadra nga Uellsi do të tentojë të shkaktojë befasi, mirëpo Prishtina do të shpresojë që të mos bëjë gabimin sikurse në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Kampioni i Superligës së Kosovës ka përparësi që është vendas dhe do t’i ketë Plisat e pranishëm, duke tentuar të kalojë në gjysmëfinale të fazës kualifikuese.

Trajneri Zekrija Ramadani ka thënë se është një përvojë e re për Prishtinën në këtë garë dhe do të tentojnë të japin maksimumin.

Connah’s Quay Nomads është një skuadër që zhvillon lojë fizike, derisa skuadra e Prishtinës do të tentojë të dalë përpara përmes kundërsulmeve./Telegrafi

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *