Lajme

Prindër e nxënës protestojnë kundër mësimit pasdite në Pojan

Prindërit e 150 fëmijëve të shkollës “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan të Maliqit kanë denoncuar faktin se fëmijët nga klasa e parë në të pestën zhvillojnë mësimin pasdite.

Për prindërit kjo situatë është shqetësuese pasi fëmijët përfundojnë mësimin në 17:00, e nuk mund të shkojnë vetëm në shtëpi, shtuar këtu edhe faktin e errësirës dhe të ftohtin e dimrit.

“Për fëmijët është e vështirë, orari është shumë i vonë, edhe unë nuk mundem të vij vetëm në këtë orë që nga fshati për ta marrë vajzën”, u shpreh një nënë.

Lexo më shumë  Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

“Kam dy vajza në shkollë pasdite, ato kanë frikë të kthehen vetëm”, u shpreh një baba.

Fëmijët janë të lodhur, të papërqendruar në mësim e shpesh e kanë mendjen tek ushqimi, thonë prindërit. Shtimi i ambienteve për zhvillimin normal të mësimit është zgjidhja, sipas tyre.

“Jam 72 vjeç, pres fëmijën të dalë. Nuk e lë dot të vijë vetëm”, tha një gjyshe.

Vetë fëmijët shprehen se do dëshironin që mësimin ta zhvillonin paradite.

Aktualisht mësimin me turne po e zhvillojnë edhe 2 shkolla në Korçë, 1 në Maliq dhe 2 në Pogradec.

Lexo më shumë  Dita Botërore e Akreditimit: Kosova synon përafrimin me standardet evropiane përmes reformave në akreditim

Shkolla në Pojan ka kapacitet për 350 nxënës, ku ndërkohë në momentalisht marrin dije me tepër se 500 fëmijë.

Drejtoria Arsimore e bashkia shprehen se kërkohen fonde qeveritare për shtimin e ambienteve ndërkohë që për këtë, premtim ka pasur e nga kryeministri Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare. Një premtim që ende nuk është mbajtur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *