Bota

Princi William shfaqet në një tank i veshur me uniformë ushtarake pranë kufirit me Rusinë

Princi William mbërriti në Estoni për të mbështetur ushtarët britanikë në dislokimin më të madh operativ të ushtrisë britanike jashtë vendit, e cila po mbron këtë shtet baltik nga një kërcënim potencial rus.

Të premten, në një poligon ushtarak të ftohtë dhe me baltë, princi vëzhgoi ushtarët dhe pajisjet ushtarake që mbrojnë krahun lindor të NATO-s.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

BBC raporton se Princ William, i veshur me uniformë kamuflazhi, u pa duke vështruar nga një tank Challenger 2 dhe më pas nga një automjet luftarak të blinduar, duke dhënë një mesazh të qartë për vendosmërinë britanike për të parandaluar çdo agresion rus.

Gjatë vizitës dyditore në Estoni, Princ William u takua me disa nga 900 ushtarët britanikë që janë pjesë e kësaj force shumëkombëshe, përfshirë edhe anëtarët e regjimentit Mercian, ku ai është kolonel nderi.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Ai inspektoi poligonin ushtarak në kampin Tapa, ku zhvillohet operacioni Cabrit, kontributi britanik për “sigurinë dhe mbrojtjen kolektive” të kësaj zone të ndjeshme baltike.

Rruga Press

YouTube player