Bota

Prifti në Ukrainë: Jam i tronditur nga udhëheqësit e kishës në Moskë

Prifti i kishës Ortodokase, At Pluzhnik, ka rrëfyer momentin kur nisi lufta në Ukrainë. Sipas, BBC shumica e klerikëve në rajonin e Ukrainës verilindore  edhe, At Pluzhnik i përket degës së Kishës Ortodokse Ruse, e cila merr drejtimin e saj nga udhëheqja e saj fetare në Moskë.

“Nuk do ta harroj kurrë momentin kur u zgjova herët për të shkuar në meshë, por papritmas dëgjova tingujt tronditës të bombardimeve. Gruaja e mrekullueshme që gatuante në kishën tonë dhe djali i saj, i cili ishte në një karrige me rrota, u vranë të dy kur një predhë artilerie goditi banesën e tyre. Tani njoh disa nga famullitarët tanë të tjerë që kanë vdekur.” tha At Pluzhnik.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

 Kisha Ortodokse Ruse i ka bërë jehonë retorikës së Kremlinit në justifikimin e luftës në Ukrainë. Është një qëndrim që duket se po shtyn një numër të madh priftërinjsh dhe famullitarësh ukrainas t’i kthejnë shpinën Moskës.

Por tani, thotë ai, ka aplikuar për t’u bashkuar me Kishën Ortodokse të Ukrainës së cilës më në fund iu dha pavarësia nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 2019, në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga Rusia.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *