Art & Kulturë

Prifest paralajmëron filmat pjesëmarrës: Festivali nis me ‘Zgjoi’ dhe përfundon me ‘Në kërkim të Venerës’

Festivali Prifest ka paralajmëruar filmat të cilët do të shfaqen në edicionin e 13-të të tij.

Sipas komunikatës së organizatorëve, Prifest i këtij viti do të hapet me filmin ‘Zgjoi’ nga regjisorja Blerta Basholli ndërsa mbyllet me filmin e Norika Sefës “Në kërkim të Venerës”.

“Jemi shumë të lumtur që për herë të parë në 13 vjet të festivalit, do të hapim dhe mbyllim festivalin me filma vendorë të metrazhit të gjatë. Dhe për më shumë, filma që tashmë vijnë me suksese të mëdha ndërkombëtare.

Jemi edhe krenarë që pikërisht këta dy filma kanë filluar rrugëtimin e vet në PriFest, duke qenë pjesëmarrës në programet e platformës sonë PriForum, qysh kur ishin në fazën e zhvillimit të projekteve” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Vjosa Berisha, drejtore e PriFest.

PriFest do të mbajë edicionin e 13-të me datat 24-29 gusht. Programi i plotë i filmave të përzgjedhur në gjitha kategoritë e festivalit do të shpaloset në ditët në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *